Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës në Tiranës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Policia bën të ditur se A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, ndërsa dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë lënduar të dy personat dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.