Referuar konfirmimit të gripit të shpendëve, (Influencës aviare), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë të diel se ka marrë masa për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës Rajonale të Krizës.
Gripi i shpendëve u konfirmua në dy pulari në Durrës, ku kanë ngordhur deri tani më shumë se 1 milion pula.
Ndërkohë që nga Ministria e Bujqësisë pretendohet se virusi nuk kalon nga shpendët tek njerëzit, kështu që mund të konsumohen. Por sugjerohet që ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C, e po ashtu edhe vezët të jenë të mirë gatuara. Kjo sepse virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve.