-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 detyrat që mban Enkelejd Alibeaj pas marrjes së drejtimit të PD-së

Kryesoret

Enkelejd Alibeaj mund të jetë personi me më shumë detyra në politikën shqiptare. Vitin e fundit ai ka marrë një sërë postesh njëri pas tjetrit në Partinë Demokratike.

Këtë të hënë atij iu ngarkua edhe detyra e drejtimit të Partisë Demokratike pasi ishte nënkryetar i saj. Pak kohë më parë Basha i besoi Alibeajt, detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, pas largimit të Alfred Rrushajt.

Përpara zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit Alibeaj u “gradua” nga Basha is drejtues politik i qarkut të Shkodrës pas dorëheqjes së Helidon Bushatit.

Kjo detyrë iu shtua edhe pse si deputeti i Fierit ai drejtonte qarkun e Fierit pas distancimit të Luan Baçit dhe më pas u delegua si kryetar i degës së PD-së për Vlorën pas shkarkimit të Genc Deromemajt.

Funksionet e Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike:

  • Kryetar
  • Nënkryetar
  • Deputet
  • Anëtar Kryesie
  • Kryetar i Grupit Parlamentar
  • Drejtues politik i qarkut të Fierit
  • Drejtues politik i qarkut të Shkodrës
  • Kryetar i PD-së Vlorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit