Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Në studion e “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se dorëheqja e Bashës ishte e pritshme, teksa theksoi se ai tashmë nuk kishte as mbështetjen e deputetëve.
“Dorëheqja duhet parë në dy këndvështrime, e para çdo zvarritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD.
Vazhdoj të qëndroj stoike që vota e lirë i jep zgjidhje situatës në të cilën gjendet PD. Nëse PD nuk do të jetë e plotë opozitarizmi do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. E prisja sepse deputetë e PD, nuk po e mbështesnin më. Rezultati i 6 marsit ishte shumë qesharak”, tha Kryemadhi.
Ajo theksoi se Bashës i duhet patjetër një post politik.
“Për interesa të tjera ekonomiko-financiare ose shantazhime janë ato që e bëjnë Bashën që t’i duhet patjetër një post politik për të mos ecur nëpër proceduarat qoftë me çështjen belge qofte me atë Muzin në SHBA”, tha Kryemadhi.