Detaje të reja zbulohen nga plagosja me thikë ditën e sotme e 32-vjeçarit Andrea Sheroku nga babai i tij 66-vjeç, Ramo në Berat.
Familja Sheroku jetonte në katin e tretë të një pallati në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur komshinjtë e familjes Sheroku, të cilët kanë konfirmuar se Ramo ishte një njeri i alkoolizuar, por pas vdekjes së gruas së tij, ai ishte zhytur më tepër në alkool dhe rrinte çdo ditë i dehur.
Ndërsa për djalin e tij Andrean thane se ishte një djalë i urtë dhe i respektueshëm në lagje.
Pas plagosjes, djali iu nënshtrua fillimisht një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Beratit dhe më pas u transportua drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që babai i tij Ramo Sheroku është arrestuar.