-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon Shehu: Vendimi për Berishën, si litar i lënë jashtë varrit

Kryesoret

Deputeti demokrat mbështetës i ish kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat që kërkojnë mos kandidatin e Berishës si lideri i PD-së.

Sipas Shehut kjo deklaratë tingëllon si litari i lënë jashtë varrit që synon të kthejë situatën në pikën fillestare.

Reagimi:

Po lexoj një “deklarate“ në “emër“ te grupit parlamentar!

Por pa u pyetur edhe vete grupi parlamentar!

Nje deklarate qe vecse tregon se paku konfuzionin e atij qe e hartoi.

Te nderuar kolege deputete!

Le te jemi te qarte, Z.Basha sot vecse pranoi te ekzekutoje, nen presionin e antareve te PD dhe votuesve te saj, vendimin per shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit te PD, i ratifikuar ky prej 18 Dhjetorit.

Asgje tjeter, ai qe prej asaj date nuk ishte kryetar.

Ne fakt ai keshtu po liron nje zyre te mbajtur padrejtesisht me ndihmen e shkopinjve dhe “gazit” te Rames.

Sidoqoftë ne te gjithë se bashku duhet ta shfrytëzojmë ketë ngjarje, për te çuar ne normalitet PD e grupin e saj parlamentar.

“Deklarata” qe degjova pak me pare nuk ndihmon ne kete drejtim, perkundrazi ajo tingellon si ai “litari” i lene jashte “varrit”, qe synon te na ktheje ne piken fillestare.

Bashkimi i te gjitheve neve, tashme eshte nje realitet qe po ndodh.

Ky proces do te finalizohet duke qene se bashku, duke denuar si staliniste edhe ato “pezullime” e “perjashtime” jo statuore, qe per turp vazhdojne te artikulohen dhe ne kete leter te shperndare.

Ky normalizim duhet te filloje, ashtu sic po ndodh realisht, nga Grupi Parlamentar, nga ne deputetet, per te reflektuar me tej ne te gjithe PD.

Deklarata te tilla te hedhura me nxitim nga individe, nuk ndihmojne kete proces te desheruar.

Normalizimi kerkon aplikimin e cfare eshte thelbesore ne demokraci:

1-Hapesira per te gjithe ne bashkejetese si te barabarte midis te barabartesh.

2-Njohjen e votes se lire si mekanizmin per zgjedhjet dhe vendimarjet ne PD.

Kush merr mbi vete te drejten per te perjashtuar apo pezulluar koleget, nuk mund te jete demokrat dhe as i sherben demokracise e PD.

Ngjarjet e ketyre muajve te fundit e rikonfirmuan kete te vertete te madhe.

Jane keto rregulla, qe duhet te implementohen menjehere, te mbledhur se bashku per te zgjedhur drejtuesit tane reale, duke filluar nga grupi parlamentar e vazhduar me tej ne te gjithe nivelet e PD…deri ne zgjedhjen e lire te kryetarit tone te ardhshem.

Për te dale perfundimisht keshtu nga kriza ku na ka futur mentaliteti “antivote”, per te mos u perseritur kurre keto ngjarje te renda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit