Zv/ drejtoresha Teknike e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe departamentit të Shëndetit të Kafshëve, laboratorët ku kryen analizat, Jonida Boci foli sot në media lidhur me skenarët e mundshëm si u fut gripi i shpendëve brenda stabilimenteve të pularive në Durrës. Ajo u shpreh se gripi mund të ketë ardhur përmes veshjeve të punëtorëve që jetojnë në zonat rurale dhe që kanë shpendë në banesat private.
“Në përgjithësi, burimi kryesor i futjes së influencës në këto stabilimente vijnë nga shpendët e oborrit. Jo se futen shpendët e oborrit në këto komplekse, por njerëzit që punojnë në këto stabilimente, zakonisht vijnë nga zonat rurale, që kanë shpendë të oborrit në shtëpitë e tyre dhe përmes veshjeve, këpucëve, makinave të transportit, lëvizjes së njerëzve i fusin në këto stabilimente” tha ajo.