Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk ka thënë se sulmi në Mariupol është personal për presidentin rus Vladimir Putin, sepse ai nuk arriti të pushtonte qytetin në vitin 2014 në kohën kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina.
“Mendoj se Putini po bën hakmarrje personale ndaj popullit të Mariupolit, pas dështimit të tij për të marrë nën kontroll qytetin në vitin 2014. Është një dënim kolektiv për refuzimin e tyre ndaj tutelës ruse,”
Vereshchuk tha se përpjekjet për të arritur në qytetin juglindor me furnizime humanitare vazhdojnë të dështojnë.
“Nëse Putini do ta donte, korridori humanitar i Mariupolit do të ishte tashmë i hapur. Rusët po shkatërrojnë spitalet, teatrin që strehoi njerëz të zhvendosur, […] xhaminë, kishat, asgjë nuk i ndalon.”
Të paktën 300,000 njerëz mendohet se janë ende të bllokuar brenda qytetit të rrethuar pa energji, ushqim apo ujë mes bombardimeve intensive.