-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dikush ka refuzuar ndihmën tuaj dhe ju jeni ndjerë keq, zbuloni arsyet “pse”

Kryesoret

Është e vështirë të shohësh dikë të luftojë kur ne besojmë se mund t’i bëjmë gjërat më të lehta për ta dhe kur kemi burimet (njohuri, aftësi, kohë, para, lidhje, energji, etj.) për t’i ndihmuar. Por shpesh ndodh që njerëzit tanë të dashur ta refuzojnë ndihmën tonë.

Kur dikush nuk dëshiron ndihmën tuaj, mund të ndihet si refuzim shoqëror. Dhe refuzimi social dhemb. Dhimbja e refuzimit social është e ngjashme me dhimbjen e lëndimit fizik dhe mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj emocional, kognitiv dhe fizik. Ju mund të vini re se ndiheni të zemëruar, të shqetësuar dhe të trishtuar. Ju mund ta gjeni veten duke pasur probleme me përqendrimin (ndërsa jeni hiper-përqendruar në refuzimin e ndihmës suaj). Mund të keni edhe probleme me gjumin ose të filloni të ndiheni të sëmurë.

Ajo që nuk duhet të bëni në raste të tilla është mos justifikoni pse ju jeni në të drejtë, dhe ata janë në të gabuar. Mos u përpiqni të grumbulloni mbështetje për përpjekjet tuaja të penguara duke folur negativisht për to pas shpine.

Thjesht uluni me shqetësimin tuaj, jepini vetes merita për qëllimet tuaja prosociale.

Dhe ajo që ka më shumë rëndësi shpenzoni energjitë tuaja sociale te dikush që është i gatshëm ti vlerësoi ato dhe tua pranoj ndihmën tuaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit