-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë, 39-vjeçari qëllon macen me armë, del video makabre

Kryesoret

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë sportive një mace. Video u bë publike në mediat sociale, ku shihet 39-vjeçari teksa keqtrajton kafshën.

Pas hetimeve, thotë policia u shoqërua në komisariat shtetasi S. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin S. K., për veprat penale “Keqtrajtimi i kafshës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit