Pas bombardimve të shumta në qytetin e Mariupol , shumë fëmijë po vdesin nga dehidradimi i tepërt në këtë qytet.
Një 27 vjeçare cila arriti të arratisej nga qyteti tregon tmerrin që po përjetojnë fëmijët atje.
“Qyteti im është shkatërruar absolutisht,” thotë ajo, me zërin që i dridhej teksa përshkruan se dëgjonte granatimet e përditshme të sulmeve ruse.
Më tej ajo shton se shume femijë po vdesin nga dehidradmi.
“Tre fëmijë që njoh vdiqën nga dehidratimi. Është shekulli 21 dhe fëmijët po vdesin nga dehidratimi në qytetin tim. Ata po vdesin nga uria tani.”
“Unë do të qëndroj në Ukrainë dhe do të përpiqem të shpëtoj familjen time në Mariupol. Mariupol është jeta ime, nuk e kuptoj pse duhet ta lë qytetin tim, vendin tim për shkak të Rusisë.”