-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i përgjigjet akuzave të opozitës: E kanë gabim, Kosova shënoi sukses

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u është kundërpërgjigjur akuzave të partive opozitare për paaftësi gjatë qeverisjes njëvjeçare.

Ai në RTK ka thënë se secila prej këtyre akuzave është më gabim se tjetra, pasi sipas tij këtë vit Kosova ka shënuar sukses duke patur parasysh sfidat me të cilat është përballur, si kriza energjetike dhe rritja e çmimeve.

“Kishte manipulim të çmimeve të vajit. Ky ishte edhe ofendim dhe me gjithë këto mendoj se ia kemi dalë më mirë. Unë nuk mendoj se ka qenë e mundshme të bëhet shumë e më shumë e më mirë”, tha Kurti.

Ekonomia, drejtësia, shëndetësia kanë qenë disa nga sferat për të cilat është kritikuar Qeveria Kurti 2 nga partitë opozitare në njëvjetorin e qeverisjes.

Sipas PDK-së, LDK-së e AAK-së, gjatë vitit të parë të qeverisjes Kurti është rritur numri i të papunëve dhe i atyre që kërkojnë të largohen nga Kosova. Kritika Qeveria Kurti ka marrë edhe për “komunikime të turpshme e amatore dhe diskurs joadekuat diplomatik”, por edhe për “kapjen e bordeve, menaxhimin e keq të pandemisë, dialogu i nivelit teknik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit