Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2022”, ku Dua Lipa rrëmbeu çmimin më të madh.
“Levitating” fitoi çmimin “Kënga e Vitit”.
Ceremonia vjetore u zhvillua në Shrine Auditorium në Los Angeles dhe ndërsa ylli 26-vjeçar i popit mori nderimin më të madh të natës, Olivia Rodrigo, Foo Fighters dhe Silk Sonic ishin mes artistëve më të vlerësuar.
Pak ditë më parë 26-vjeçarja ka arritur suksesin e madh me po të njëjtin projekt e cila është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.
Dua aktualisht ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, i cili nisi me koncertet e para në Amerikë, për të vazhduar gjatë vitit edhe në pjesë tjera të botës.