-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prej një viti në lidhje! Kush është e dashura që i ka vjedhur zemrën Malumës?

Kryesoret

Shumë njerëz mund të mos e dinë për shkak se ai ka zgjedhur ta mbajë shumë private këtë lidhje, por Maluma ka të dashur, të cilën e ka marrë edhe në disa prej koncerteve të tij.

Ata janë fotografuar bashkë në Athinë, teksa shëtisnin në kryeqytetin grek të kapur përdore.

Ndonëse me maska, kapele e syze, sërish nuk u kanë shpëtuar fotografëve dhe fotot e tyre kanë mbushur rrjetet sociale.

Vajza fatlume quhet Susana Gómez dhe është në një lidhje me yllin e muzikës latine që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku.

Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falënderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.

“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes.

Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit.

Gómez është e dashura e parë e autorit të hitit “Corazon” pas ndarjes së tij me modelen Natalia Barulich. E kur me fansat është treguar i rezervuar, gjërat duken shumë serioze në lidhjen e tyre. Maluma e ka prezantuar atë me familjen e tij dhe Susana është tashmë shumë shoqe me Marlli Arias, nëna e Malumës.

Ajo shkon për mrekulli edhe me motrën e këngëtarit, Manuela Londoño. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me dashurinë e vjehrrës dhe të kunatës, Susana ka një marrëdhënie të mirë edhe me Yudi Arias, tezen e këngëtarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit