Një plagë në kokë 45 vjeçarit, N.R nga Shiroka e Suharekës ia shkaktoi gruaja e tij.
Pa dashur të prononcohet para kamerës ai tregon se bashkëshortja e sulmoi pas një debati për shpenzimin e 25 eurove që nisi për shkak të kushteve të rënda financiare në familje.
38 vjeçarja fillimisht e goditi me bishtin e fshesës dhe më pas me furnelë.
Për trajtimin e plagëve të marra, viktima u dërgua në urgjencën e Suharekës.