20 miliardë lekë është borxhi që ujësjellësat i kanë OSHEE-së. Këtë e konfirmoi drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUM), Klevis Jahaj gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë të drejtuar nga ministrja Balluku. “57 ujësjellësat kanë krijuar 20 mld lekë detyrime për energjinë” tha ai.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës u ka kërkuar Ujësjellësve të paguajnë faturat. “E rëndësishme është se të gjithë duhet të kontribuojmë.
Një nga problemet që kemi pasur për shkak të mospagesave vinte nga ndërmarrjet e ujësjellësve, që janë një nga konsumatorët më të mëdhenj. Këtu kemi edhe një cikël vicioz.
Në rast se OSHEE ndërpret energjinë elektrike për këto institucione atëherë shumë fshatra dhe qytete do të mbeteshin pa ujë. Ne kemi marrë ngarkesa të këtij sektori duke mbajtur barrën e debiteve të këqija, duke e mbajtur OSHEE, prodhuar nga ujësjellësat” tha ajo.