Dy të rinj 18 dhe 20-vjeç janë arrestuar nga policia greke. Tentativa e fundit për të vjedhur një makinë tip “Smart” në Athinë dështoi.
Të maskuar me kapuçë dhe maska anti-covid, dy të rinjtë në mesnatë i afrohen shënjestrës së tyre, makinës duke nisur punën.
Por pronari i ka pikasur nga kamerat e sigurisë duke dalë me shpejtësi. Ai i ndoqi me motor nga njëra anë dhe policia nga krahu tjetër duke i bllokuar dhe arrestuar.