Një aksident me katër të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Këlcyrë. Mjeti tip ‘Benz’ me drejtues të riun me inicialet B.H, doli nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të lënduar të katërt personat që ndodheshin në mjet. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Nuk dihet se si është gjendja e tyre. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shkaqet e aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në rrugën rurale të fshatit Kumarak, Këlcyrë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin B. H., banues në fshatin Shalës, Tepelenë, ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi B. H. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët po transportohen në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.