-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Para dyerve të Kuvendit, banori i “5 Majit”: Secili të denoncojë individualisht prishjen e shtëpisë

Kryesoret

Banorët e 5 majit dhe të Laprakës kanë zhvilluar një tjetër protestë para dyerve të parlamentit.

Ata kanë vendosur të denoncoi secili individualisht prishjen e shtëpive, në mënyrë të atillë që të vendosin edhe gjykatën para përgjegjësisë.

U bëj thirrje të gjithë banorëve që u prishen shtëpitë në Tiranë të bëjnë kallëzime individuale sepse ashtu mund ta vënë gjykatësin me shpatulla pas murit. Ne banorët e 5 Majit kemi kërkuar marrëveshje në të gjithë Shqipërinë,” u shpreh njëri prej tyre.

Ndërkohë që ata sërish kanë refuzuar bonuset e qirave, duke i cilësuar si lëmosha që shteti po u jep vetëm që ata mos të jenë në protestë. Po ashtu kanë paralajmëruar një vazhdimësi protestash paqësore për të drejtat e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit