Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ndryshimeve të miratuara në “Rregulloren e Kuvendit”, duke vlerësuar se këto ndryshime janë të papajtueshme me Kushtetutën e vendit.
…i cili i garanton çdo anëtari të Kuvendit që të ushtrojë, gjatë veprimtarisë parlamentare, të drejtat që burojnë nga statusi i tij kushtetues, i përcaktuar në nivel kushtetues lidhur me lirinë e shprehjes dhe jo vetëm, për shkak se pengimi është evidentuar edhe në drejtim të rolit substancial të pakicës parlamentare për të paraqitur amendamente dhe ndryshime në projektvendimin për ndryshimin e Rregullores, si pasojë e mosrespektimit të afateve minimale të kërkuara që u mundësojnë deputetëve që të reflektojnë dhe prodhojnë nisma të tilla, duke sjellë në këtë mënyrë asgjësimin e këtyre të drejtave në këtë proces.’, thuhet në vendim.
Gjykata gjithashtu ka konstatuar se ndryshimet që përfshinin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11 u miratuan në një periudhë shumë të shkurtër pas konstituimit të Kuvendit në shtator, duke penguar çdo mundësi të opozitës për të reflektuar dhe paraqitur nisma të ndryshme.
Si pasojë e shkeljeve të përmendura, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e këtyre ndryshimeve dhe ka kërkuar që të kthehen në një proces më të drejtpërdrejtë dhe të përfshirë për të gjitha palët, në përputhje me normat kushtetuese.









