-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç jep lajmin: 30 mijë ton grurë do nisen drejt Shqipërisë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri me dije se qeveria serbe do të ofrojë 30 mijë ton grurë dhe misër për Shqipërinë.

Ai theksoi se ky përjashtim do të behet vetëm për Shqipërinë.

“Qeveria nesër do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të shkojnë në Shqipëri dhe një sasi më e vogël e misrit. Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë”, tha ai. 

Ky vendim i Vuçiç u paralajmërua më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza. Rama tha se kjo bëhet përmes ‘Ballkanit të Hapur’. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit