Pasi u rikthye këtë të premte në selinë e PD, pas vendimit të gjykatës së Tiranës, Sali Berisha do të zhvillojë rreth orës 20:00 një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.
Berisha zhvilloi një takim në seli edhe me sekretarin e përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe kryetarin në detyrë Ebkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, mësohet se Partia Demokratike kallëzon në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri për shpërdorim detyre.
Sipas shkresës së dorëzuar në SPKA nga Gazmend Bardhi, gjyqtari Agron Zhukri shkeli vendimin e vet për të pezulluar shqyrtimin e çështjes derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD për ndryshimet statutore.