-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha u bë “kryetar”, por çfarë ndodh nesër? Alibeaj: “Dashin” do ta çojmë në muze

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se Sali Berisha dhe pjesa tjetër e demokratëve që duan të zhvillojnë mbledhjen në selinë blu janë të mirëpritur edhe nesër dhe në ditët në vijim, ashtu si sot. “Nuk është histori blindash.

Mirë dyert por edhe traun, kokën e dashit për të kujtuar që skena të tilla s’duhet të përsëriten më. Mendja e njerëzve të kësaj partie duhet të jenë të hapura për t’u bashkuar me ato vlera duke ruajtur të pa cenuar marrëdhëniet me aleatët tonë. Ne nuk do të mbyllim dyert.

Ne nuk do të vendosim as çelësa, asgjë. Mund të bëhen takime, ata janë thirrur edhe në mbledhjen e grupit. Mund të vijnë janë të ftuar. Për të mirën e demokratëve. Një gjë duhet të bindemi të gjithë ne. E duam të mirën e demokratëve? Si mundet një regjim që edhe garën e bën të padrejtë, të bëhemi shumicë, rreth vlerave, për sot dhe nesër” tha ai.

Sali Berisha pasi gjykata i dha vulën, nuk priti zgjedhjet, por u vetëshpall kryetar pa pritur zgjedhjet, kur tha se pasi Basha ka dhënë dorëheqjen, do të marrë përsipër problematikat e krijuara nga ai nga shtatori.

“Demokratët janë të angazhuar se duan të bashkojnë partinë. Çdo demokrat mund të kandidojë për çdo post që dëshiron. Disa prej tyre më kanë kërkuar që procesi i zgjedhjeve për krerët e degëve të shtyhen nga data 3 në 20 prill. Unë diskutova për këtë çështje në komisionin e rithemelimit dhe komisioni ishte dakord dhe në kontekst po hartohet udhëzuesi.

Pra, është një proces shumë pozitiv që duhet të mirëkuptoj se është penguar edhe nga marrëdhënia që kanë pasur me kryetarin e PD-së. Basha ka dhënë dorëheqjen dhe marr përsipër problematikat e krijuara nga ai nga shtatori. Është krijuar logoja në mënyrë të padrejtë që nuk iu dha PD-së.

Sot këta faktorë nuk ekzistojnë më, sepse kemi një logo të regjistruar në gjykatë dhe një statut të një kuvendi të pashembullt” tha ai. Gjithashtu ai njoftoi se zgjedhjet për kryetarët e degëve do të shtyhen për më datë 20 prill duke u dhënë edhe 17 ditë kohë të gjithëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit