Gjatë orëve të para të mëngjesit, në servisin e një pronari, Geri pengu në Pogradec janë djegur 6 automjete. Nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Mësohet se makinat jepeshin me qira. Zjarrëvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.
NJOFTTMI
Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit Geri Pengu, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.