Këngëtari Sabri Fejzullahu shprehet se është hera e katërt që në rrjete sociale po shkruhet se ka vdekur. Ai ka reaguar ndaj këtyre shkrimeve, duke thënë se është shëndosh e mirë.
“Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal”, ka thënë këngëtari, shkruan Ekspres.









