-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Ukraina dhe Rusia kanë arritur negociata në disa pika

Kryesoret

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të premten se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur “një mirëkuptim” për katër nga gjashtë temat e mosmarrëveshjeve të diskutuara gjatë negociatave.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan tha, “Ka gjashtë tema të negociatave ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, mes tyre duket se ka një mirëkuptim për katër tema”.

“Fillimisht, Ukraina ishte mbyllur për këtë çështje, por më vonë, Zelensky filloi të shprehej se mund të tërhiqej nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja është një gjuhë që flitet. Pothuajse kudo në Ukrainë. As në këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan.

Ky i fundit tha gjithashtu se komentet e Zelensky-t për nevojën e një referendumi për kompromise me Rusinë ishin “udhëheqje e zgjuar”. Zelensky tha të hënën se çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë në vend do të duhet të vendoset përmes një referendumi dhe jo vetëm nga ai.

Për telefonatën e tij të ardhshme me Putin-in, Erdogan tha se, “duhet të diskutojmë dhe vlerësojmë” takimet e NATO-s. “Duhet të kërkojmë një mënyrë për të qetësuar këtë biznes duke thënë “bëni një dalje të ndershme nga kjo”, tha Erdogan.

“Nga ana tjetër, ne me siguri e konsiderojmë përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë si një krim kundër njerëzimit”, e përmbylli Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit