Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje dhe se në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë”, ka deklaruar Beka.
Më herët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të të mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta pezullojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.