-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët të parët për azil, Meta: Duhet të rikthejmë shpresën për të rinjtë

Kryesoret

Vitin e kaluar mbi 11 mijë shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Presidenti Ilir Meta nisur nga shifrat e fundit ka bërë një tjetër postim në Facebook për shpopullimin duke bërë thirrje për nxitjen e politikave për ndalimin e flukseve të largimit  të të rinjve.

“Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet. Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.

Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.

Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje! Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit