-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot vendoset fati i vulës së PD-së

Kryesoret

“De facto” Sali Berisha është drejtues i PD-së pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit dhe dorëheqjes së Lulzim Bashës, ndërsa tashmë po tentohet bashkimi i partisë, që “de jure” kryetar të komanduar ka Enkelejd Alibeajn, që pjesa më e madhe e grupit s’i bindet. Por sot gjykata mund t’i çojë edhe vulën e partisë, Sali Berishës.

Ditën e sotme gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e grupit të Berishës për të regjistruar statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Çështja do të merret në shqyrtim në orën 10:30 nga gjyqtari Agron Zhukri.

Nëse gjykata njeh statutin e 11 Dhjetorit, do të zhbëhet statuti i Lulzim Bashës dhe vendimet e marra në Kuvendin e mbledhur prej tij 7 ditë më pas në 18 Dhjetor.

Nëse miratohen ndryshimet do të rikthejnë edhe zyrtarisht referendumin brenda PD-së, por mbi të gjitha është neni që detyron kreun e partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.

Por sekretari i përgjithshëm i PD-së zyrtare Gazment Bardhi e kërcënoi mbrëmë gjyqtarin që sot do të japë vendimin.  Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie, tha Bardhi.

“Gjyqtari nuk ka dosje dhe kanë caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësuar të Berishës. Nesër (sot) është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim”, tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit