-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç shfrenon fantazinë: Po të votonin serbët në Kosovë do të kishim qindra të vdekur

Kryesoret

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje serbëve të Kosovës për qetësi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk flet me këtë gjuhë.

Në një intervistë të fundit për televizionin Publik të Serbisë, Vuçiç ka deklaruar se nuk pret ndryshim të qëndrimit të autoriteteve në Prishtinës për lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Ai madje ka shkuar aq larg në parashikimet e tij, duke thënë se “policia speciale shqiptare do të qëllonte në drejtim të serbëve nëse ata organizonin zgjedhjet atje dhe të shkonin të votonin”.

“Serbët ndoshta do t’ua kthenin [Policisë së Kosovës], ndoshta jo, por sigurisht që do të kishin dhjetëra, të mos them qindra të vdekur. Qëllimi i Kurtit ishte të përpiqej të nxirrte njohjen teknike të pavarësisë së Kosovës, ku Qeveria e Serbisë do ta njihte Qeverinë e Kosovës”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu tha se dëshira e dytë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte “që ato 50 mijë vota të cilat njerëzit në Kosovë do t’ia jepnin atij si kandidat për president, më shumë se të tjerëve, të jetë diferenca vendimtare” dhe që ai [Vuçiqi] si president, “të mos ulet në anën tjetër [përball Kurtit]”.

“Për mua është e rëndësishme të shmangim konfliktet. Dhe kurrë nuk do ta njohim Kosovën si të pavarur”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit