-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Polica zbulon pronarët e bizneseve që shpërthyen në Shkodër

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dy shpërthimet e tritolit në qytetin e Shkodrës gjatë mesnatës.

Uniformat blu bëjnë të ditur se rreth orës 2:20 në derën  e supermarketit në pronësi të Florenc Markut në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të Xhemal Bushatit në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit