Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura mes Spanjës dhe Shqipërisë. 45 minutat e para të miqësores ishin mjaft të luftuara. Iberikët kishin raste pa fund, por heroi ishte Berisha që nuk la prekjen e rrjetës.
Kuqezinjtë rastin më të mirë e kishin në fundin e pjesës së parë me Cikalleshin. Armando Broja me një inkursion personal fantastik u fut në zonë duke krosuar për Sokol Cikalleshin, i cili nuk arriti që të devijonte topin, por shkoi vetë në rrjetë.