Ernest Muçi nuk u përfshi në ndeshjen Trabzonspor-Bashakshehir, duke qëndruar në pankinë, pas një bisede me trajnerin Fatih Teke, i cili e pyeti nëse mund të luante për 10-15 minuta.
Muçi refuzoi, duke cituar shqetësime për dëmtimin dhe të ardhmen kontraktuale.
Mediat turke sugjerojnë se sulmuesi është i brengosur për faktin se Trabzonspor nuk ka blerë ende kartonin e tij nga Beshiktash, duke e lënë të paqartë statusin e tij te klubi.
Për të shmangur rrezikun e një dëmtimi të mundshëm, Muçi mund të ketë vendosur të mos luajë, duke rrezikuar mundësinë e një transferimi përfundimtar.
/5pyetjet.al









