Grupi i Rithemelimit të PD-së nuk do të lëvizë Enkelejd Alibeajn nga posti i kryetarit të grupit parlamentar. Deputeti Flamur Noka u shpreh sot nga selia e PD-së se ka folur me Grida Dumën, Ervin Salianjin dhe deputetë të tjerë të grupit për të unifikuar qëndrimin dhe luftën kundër shumicës socialiste.
Për Lulzim Bashën, tha se dera e selisë është e hapur, pasi PD-së, shtoi ai, i duhet kontributi i të gjithëve për të ardhur në pushtet.
“Kjo është e hapur për Lulzim Bashën dhe të gjithë, që do të japë kontributin për këtë parti. Takim dhe kafe shumë miqësore me Alibeajn, kemi të njëjtën rrugë dhe regjim përballë.
Jemi të hapur për cdo gjë. Nuk na ndan asgjë. Vetëm ndarje nuk kemi. Gjithçka në funksion të bashkimit. Jemi në kontakt me të gjithë demokratët. Unë e them prapë, fryma jonë është bashkim.
Javës tjetër do të ketë mbledhje të grupit për të organizuar axhendën parlamentare në betejën me regjimin. Avash, avash cdo gjë do të shkojë në vendin e saj. Alibeajn e respektojmë si kryetar të grupit parlamentar” tha ai.