Deputeti demokrat Belind Këlliçi pas rikthimit, takimet në selinë e PD-së i ka nisur me drejtuesit e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye kryetarin Fidan Rekaliu, të cilët po zhvillojnë një vizitë në Tiranë.
“Kënaqësi të mirëprisja sot në shtëpinë e demokratëve vëllezërit tanë nga Kosova, kryetarin e Forumit Rinor të LDK, Fidan Rekaliu, bashkë me 3 nënkryetarët e FRLDK, Fisnik Osmanin, Florent Ukajn dhe Faik Zekajn. Me punën e tyre të shkëlqyer kontribuuan në fitoren e Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale.
Bashkëpunimi me ta është kënaqësi për të rinjtë e FRPD. Nga sot dyert e Partisë Demokratike janë të hapura për këdo. Epoka e bunkerizimit mori fund. Falënderoj nga zemra të gjithë ata demokratë që sakrifikuan për ta kthyer PD në identitet! Fillojmë të gjithë bashkë një rrugëtim të ri” shkruan ai.