Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje qeverive të Perëndimit që ta furnizojnë me aeroplanë, tanke dhe sisteme kundërajrore mbrojtëse.
Në një video të fundit adresuar kombit dhe qeverive Perëndimore, ai tha se vendi i tij ka nevojë për armë të rënda për të mbrojtur lirin në Europë.
Ai theksoi se aeroplanët rusë me kallashnikovë. “Çfarë po bën NATO? A po udhëhiqet nga Rusia? Çfarë po presin? Janë bërë 31 ditë. Ne thjesht po kërkojmë 1 për qind të asaj çfarë ka NATO, asgjë më shumë”, shtoi Zelensky.
Kryeministri sllovak Eduard Heger, ka konfirmuar për BBC se vendi i tij është i gatshëm të dërgojë arsenalin e saj të kohës së Bashkimit Sovjetik – bëhet fjalë për sistemin kundërajror mbrojtëse S-300.