Një person është zhdukur prej dy ditësh në Fier. Denoncimin e ka bërë gruaja e tij. Policia është vendosur në lëvizje.
“Një 42-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Bëhet fjalë për shtetasin J.P, 42-vjeç.
Ka qenë bashkëshortja e tij shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier e cila ka bërë kallëzim se 42-vjeçari është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftim.