Pas ngrirje së pasurive nga SHBA-të dhe Evropa, oligarkët rus kanë gjetur një tjetër parajsë për të derdhur investimet e tyre dhe për të krijuar pasuri të reja.
Bëhet fjalë për Turqinë dhe Emiratet Arabe, të cilat nuk kanë ndërmarr asnjë sanksion ekonomikë për rusët.
“Ne u shesim shtatë deri në tetë njësi rusëve, çdo ditë”, u shpreh Gul Gul, bashkëthemelues i kompanisë së pasurive të paluajtshme Golden Sign në Stamboll. “Ata blejnë me para në dorë, hapin llogari bankare në Turqi ose sjellin flori”.
Në Dubai, Thiago Caldas, CEO i kompanisë së pasurive të paluajtshme Modern Living, ka punësuar tre agjentë që flasin rusisht për të mbuluar interesat ruse, të cilat sipas tij janë dhjetëfishuar.
Sanksionet e vendosura pas pushtimit rus në Ukrainë përfshijnë përjashtimin e Rusisë nga sistemi bankar SWIFT dhe shënjestrimin e individëve të tillë si oligarkët që besohet se janë të afërt me presidentin Vladimir Putin.
Ndërsa Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kritikuar sulmin rus, Ankaraja kundërshton sanksionet ndaj Rusisë dhe të dy vendet kanë lidhje relativisht të mira me Moskën dhe vazhdojnë të kryejnë fluturime direkte.