-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi afër anëtarësimit në BE, Kos: Hap i madh në rrugën drejt pranimit

Kryesoret

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka njoftuar në rrjetin social X se Mali i Zi është shumë afër arritjes së anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi shtetet anëtare kanë vendosur të fillojnë hartimin e Traktatit të Pranimit për këtë vend.

Kjo është një hap i madh drejt anëtarësimit dhe një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi në rrugën e tij evropiane.

 Ajo ka theksuar gjithashtu se do të përfshihen mekanizma të rinj për të mbrojtur vlerat e BE-së dhe sundimin e ligjit në traktatet e ardhshme të pranimit.

“Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, Shtetet Anëtare vendosën të fillojnë hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi në BE. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat. Gjithashtu ofron një shans për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e kaluara dhe për të përfshirë mbrojtje të reja dhe më të forta në traktatet e ardhshme të pranimit për të parandaluar kthimin prapa në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore.” – Marta Kos, Komisionere për Zgjerim e Bashkimit Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit