Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “VW”.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fuqishme dhe ka lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motoçikletës, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po menaxhon trafikun, pasi është krijuar një ngarkesë në rrugë për shkak të aksidentit.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se automjeti tip “VW” ka hyrë në kryqëzim dhe është përplasur me motoçikletën me targa të huaja. Për momentin, hetuesit po analizojnë gjithashtu pajisjen regjistruese të kaskës së motoçiklistit për të zbardhur më tej rrethanat e aksidentit.









