Lulzim Basha që prej momentit që dha dorëheqjen u paraqit edhe njëherë të nesërmen në selinë e PD-së për të marrë “plaçkat” dhe prej asaj dite nuk është parë më në godinë dhe në rrjetet sociale ulu “qepenin”.
Po ku ndodhet?
Mediat raportojnë se pas largimit nga detyra e kryetarit të PD-së, Basha ka marrë një zyrë të re në katin e 10-të të qendrës “Torre Drin”, në qendër të Tiranës, që ndodhet shumë pranë selisë së Partisë Demokratike.
Ndërkohë që pas Ndroqit ditën e shtunë, dje media raportoi se Lulzim Basha zhvilloi një tjetër takim. Basha mblodhi të dielën një grup demokratësh në zonën e Dajtit dhe në degën 8 në Tiranë.
Por cfarë po synon Lulzim Basha? Fakti që dorëheqja nuk ishte e parevokushme do të thotë nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ambicia për të rimarrë postin e kryetarit të PD-së.