-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi: Është grup i strukturuar kriminal dhe politik

Kryesoret

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përgëzuar urdhër-arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi thotë se SPAK është ende në provë. Sipas saj, kjo çështje ka zbuluar një grup të mirëfilltë kriminal.

“Kanë kaluar 394 ditë nga padia e parë që dorëzuam në SPAK. E gjitha kjo ç’po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është falë akuzave dhe padive që ka çuar në SPAK LSI-ja. Siç u tentua me Komisionin Hetimor për të varrosur të vërtetat e kësaj afere, nuk do lejoj që kjo aferë, nuk do të shuhet por çdo e çojmë deri në fund. E them me bindje të plotë, çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar kriminal dhe politik. Përmes parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishme të jetës shqiptare. Kemi vënë në provë SPAK, është në provë çdo ecuri e kësaj dosje. Dua të falënderoj çdo specialistë”, tha Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit