Gazetarja e ukrainase, Iryna Dubchenko, u arrestua nga pushtuesit rusë dhe u dërgua në Donetsk. Ajo u arrestua në zonën e Rozivkas, ku kujdesej për gjyshen e saj të vjetër. Lajmi u bë i ditur nga kolegu i saj, gazetari Yakov Noskov. Dubchenko akuzohet se ka mbështetur dhe fshehur ushtar ukrainas. Sipas Noskov, ajo u padit nga vendasit.
“Ira akuzohet për mbështetjen dhe fshehjen e ushtarëvë ukrainas. Sipas lajmeve që qarkullojnë në Ukrainë, më parë populli i republikës popullore të Donetskut masakroi disa ushtarë të Forcave të Armatosura ukrainase që po trajtoheshin në një institucion mjekësor lokal. Ira u padit nga vendasit. Aktualisht, ajo është dërguar në Donetsk për disa ‘masa hetimore’”, raportoi Noskov.
Irina Dubchenko është kontribuuese në gazetën “Saturday plus”, “Politsovet”, në faqen Depo.Zaporizhzhya dhe në agjencinë e lajmeve UNIAN.