-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha reagon sërish nga “arratia” për inceneratorët: Dua “kokën” e Ramës

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha brenda pak orëve bëri dy reagime për dosjen e inceneratorëve për të cilën sot SPAK lëshoi disa urdhër arreste, ndërsa i kërkoi Kuvendit që të dorëzojë deputetin Alqi Bllako, gjithashtu i akuzuar se ka përfituar kundrejt shkeljes së ligjeve.

Megjithatë, për Bashën arrestimet e fundit nuk mjaftojnë. Ai i kërkon SPAK-ut që të arrestojë kryeministrin, ministrat dhe kryetarët e bashkive që sipas tij janë të përfshirë.

“Në vjedhjen e 430 milionë eurove qeveria ka vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë bishti i kësaj afere. Koka e këtij grupi është Edi Rama, që mbështeti, miratoi dhe mbrojti këtë aferë kriminalo-korruptive, duke sulmuar çdo përfaqësues të PD-së që e denoncoi atë.

Sot SPAK hodhi një tjetër hap për t’u përshëndetur në zbardhjen e kësaj afere. E inkurajoj atë t’i shkojë deri në fund dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë, të cilët tashmë janë faktuar edhe nga Komisioni Hetimor, përfshirë ministra, kryebashkiakë socialistë, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit e deri tek Edi Rama” shkruan Basha.

Që prej dorëheqjes Lulzim Basha nuk është parë më në selinë e PD-së, ndërsa në media kanë qarkulluar disa foto të disa takimeve në disa fshatra të Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit