Një javë më parë Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, por ai është fotografuar në disa takime radhazi nëpër fshatrat e Shqipërisë. Mesa duket ai nuk ka hequr dorë plotësisht nga PD-ja dhe drejtimi i saj.
Mësohet se i po vazhdon përditë me një agjendë të ngjeshur me takime informale me demokratët dhe mbështetësit e PD-së.
Kështu, pasditen e sotme Basha është takuar me demokratë e degës nr. 2 në Tiranë.
Basha në tekstin e dorëheqjes tha se bashkimi i demokrateve pas shpalljes non-grata të Berishës është misioni i tij iri.
Ai theksoi se edhe dorëheqjen e dha si një mundësi për ta tejkaluar situatën tejet të vështirë në PD pas shpalljes non-grata të Sali Berishës.