Dje u përhap lajmi se miliarderi Roman Abramovich, pjesë e negociatave midis palës ukrainase dhe ruse për zgjidhjen e konfliktit, kishte pasur shenja të dukshme helmimi, së bashku me dy negociatorë të tjerë ukrainas, në bisedimet e para të ndodhura në bjelloruse, më 4-5 mars.
Sot ish-pronari i Chelsea duket se ka marrë veten dhe ndodhet aktualisht në bisedimet mes palëve në Stamboll.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, në një intervistë për një media ukrainase, Kuleba u shpreh se negociatorët nuk duhet të prekin asnjë lloj sipërfaqe e nuk duhet të hanë asgjë në Turqi. Paralajmërimi erdhi pas helmimit të dyshuar të miliarderit rus Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas në fillim të këtij muaji në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.
Ekziston një skepticizëm në lidhje me helmimin e supozuar dhe një zyrtar amerikan i paidentifikuar u citua nga Reuters të ketë thënë se inteligjenca shprehet se simptomat e tyre ishin për shkak të faktorëve “mjedisor” dhe jo helmimit.