Pas daljes nga “Big Brother VIP” Beniada Nishani është bërë pjesë e Top Channel në programin “Procesi Sportiv”.
Mirëpo tha se nuk merr vesh nga futbolli por shtoi se do mësojë rrugës, bashkë me gjuhën shqipe.
Në foton e fundit të publikuar në Instagram një nga ndjekësit i shkruan: “A merr vesh gjë nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime”.
Ky koment i ka rënë në sy edhe Beniadës e cila i është përgjigjur me një emoji duke qeshur me lot.
Duket se ajo vazhdon t’i marrë gjërat me humor dhe sportivitet.