Policia ka dhënë njoftimin zyrtar rreth ngjarjes së ndodhur në Cërrik, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër.
Ata po udhëtonin me makinën tip BMW, e cila rezulton e vjedhur në Durrës që prej 2021.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMË, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.
Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.