Pas takimit me ministrat këtë të martë, mësohet se ditën e nesërme, më 30 mars, kryeministri Rama do të mbledhë kryesinë e Partisë Socialiste.
Në këtë takim, mësohet se Rama do të diskutojë lidhur me zhvillimet e fundit pas kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kërkoi sot arrestimin e deputetit Bllako. Kërkesa e SPAK i është dorëzuar Kuvendit, “për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.
Pasdite rikthehen protestat kundër qeverisë për rritjen e çmimeve. Ditët e fundit në media është folur për lëvizje në kabinet.