Deputeti demokrat Belind Kelliçi ka reaguar pas arrestimeve nga SPAK për inceneratorët. Ai thotë se u arrestuan shërbëtorët e pushtetit dhe jo “kokat”, që janë në krye të shtetit.
“Show must go on! Shfaqja duhet të vazhdojë! Lëshohen urdhër-arreste për shërbëtorët e pushtetit.
Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe Agaçi vazhdojnë shfaqjen të pashqetësuar nga drejtësia. Janë të gjithë për burg por 7 ditë të javës i kemi në ekran.
Atë që s’e bën drejtësia duhet ta bëjnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme, t’i flakin nga politika” shkruan ai.